Argjentinasi Marcelo Bielsa së shpejti do të prezantohet zyrtarisht si përzgjedhës i Uruguait.
Pas eliminimit në fazën e grupeve në Kampionatin Botëror në fund të vitit të kaluar, Uruguai falënderoi 47-vjeçarin Diego Alonso.
Në grup, Uruguai ishte vetëm përpara Ganës, por pas Portugalisë dhe Koresë së Jugut, të cilat kaluan në mesin e 16-të më të mirave.
Pas kësaj, Uruguai është në kërkim të një trajneri dhe 67-vjeçari me përvojë Bielsa duket i duhuri.
Një marrëveshje verbale midis Bielsa dhe Federatës së Futbollit të Uruguait tashmë ekziston.
Në karrierën e tij, Bielsa drejtoi dy ekipe kombëtare të Amerikës së Jugut, Argjentinën dhe Kilin.
Ai gjithashtu ka punuar në Espanyol, Athletic Bilbao, Marseille dhe Lille, ndërsa puna e tij e fundit ka qenë në Leeds, ku ka qenë trajner nga 2018 deri në 2022. /Telegrafi/