Telegrafi

Bie vlera e Unitedit për një miliard euro

Raportohet se vlera e Manchester Unitedit ka pësuar rënie të ndjeshme në sezonin e kaluar, duke pësuar kështu ulje prej mbi një miliard euro.

Kompania që e kontrollon klubin ka bërë të ditur se 25 për qind e vlefshmërisë së klubit ka rënë, derisa kanë studiuar edhe faktorët.

Manchester Unitedi kishte një vlerë mbi 4.5 miliardë euro në gushtin e vitit të kaluar, mirëpo në qershor të këtij viti vlera është ulur për një miliard (3.5 miliardë euro).

Foto: The Sun

Kjo gjë mund të ndikojë që presioni mbi familjen Glazer të rritet, pasi tifozët e Djajve të Kuq janë duke kërkuar që ata ta shesin klubin. Në tregun amerikan, klubi anglez kishte filluar në gushtin e vitit të kaluar të rritej në çdo aspekt, mirëpo në këtë vit po ndihet rënia e tyre si në vlerë, ashtu edhe sukseset në fushë.

Lexo po ashtu Solskjaer po mendon t'i largojë dy transferimet që i bëri Mourinho te Unitedi

Ka pasur një periudhë të shkurtër përmirësimi të vlerës së aksioneve pas emërimit të Ole Gunnar Solskjaer si trajner, mirëpo në fund të sezonit 2017/18 ata pësuan rënie të ndjeshme. /Telegrafi/