KEDS/KESCO njofton se është reduktuar sërish prodhimi i energjisë elektrike.
“Në punë janë vetëm njësitë B2 dhe A4. Për më tepër, kjo e fundit po punon me kapacitete të reduktuara”, thuhet në njoftim. “Prodhimi total për momentin është 350 MWh nga 670MWh sa ishte planifikuar.
Sot është dashur të kthehet edhe njësia B1, por kjo nuk ka ndodhur. Kjo ka bërë që të krijohen vështirësi në furnizim me energji elektrike.
“KEDS/KESCO është duke importuar sasi të konsoderueshme që shkon deri në 465 MWh, por kjo sasi nuk po mjafton. Po bëjmë maksimumin që të sigurohet sasi shtesë, por është shumë e vështirë, pasi ka mungesa të mëdha edhe në rajon”, thuhet po ashtu në njoftim. /Telegrafi/