Telegrafi

Bie poshtë fjala e Ibrahimovicit, këta janë 10 yjet që e kanë refuzuar Manchester Unitedin (Foto)

Që kur iu bashkua Manchester United, Zlatan Ibrahimovic ka thënë shumë batuta të paharrueshme të cilat i kanë kënaqur pafund tifozët.

Përveçse shënoi në ndeshjen hapëse të Ligës Premier kundër Bournemouth javën e kaluar, Zlatan e ka rritur pa ndihmën e askujt vlerën e United.

Pas fitores me Leicester, Zlatan shprehet: “Ky është një klub i madh, mbase klubi më i madh për të cilin kam luajtur. I vetmi që mund të krahasohet është AC Milan.”

Më pas Zlatan vijon: “Nuk besoj se ka një lojtar që mund t’i thotë ‘jo’ Manchester United.”

Një batutë shumë kontroverse që bëri xhiron e botës, pasi në fund të fundit, ka pasur shumë lojtarë që i kanë thënë ‘JO’ United.

Më poshtë keni plot 10 lojtar të klasit botëror që kanë refuzuar Djajtë.

Paul Gascoinge

Alan Shearer

Ronaldinho

Aaron Ramsey

Sergio Ramos

Steven Gerrard

Thomas Muller

Karim Benzema

Gareth Bale

James Rodriguez