Site icon Telegrafi

Bie nga kati 14-të shkencëtari i lartë rus që punoi për vaksinën kundër COVID-19

Një shkencëtar i lartë rus që po punonte për një vaksinë kundër COVID=19 është gjetur i vdekur në rrethana të dyshimta në Shën Petersburg.

Alexander Kagansky, u raportua të ketë rënë nga një dritare e katit të 14-të.

45-vjeçari u gjet i veshur me të brendshme, ku dyshohet se fillimisht është qëlluar me thikë.

Sipas Moskovsky Komsomolets (MK), Komiteti Ruse i Hetimeve ka hapur një hetim vrasje dhe një i dyshuar mashkull është arrestuar.

Lexo po ashtu Mjeku i tretë rus bie nga ndërtesa e spitalit ku po trajtohej me COVID-19, ishte detyruar të punonte me pacientët e infektuar

Raporti vazhdon duke pretenduar se policët besonin se një “përleshje” kishte ndodhur para se Kagansky të binte.

MK nuk dha detaje të mëtejshme se në cilën prej një numri të vaksinave ndërkombëtare COVID-19 ai supozohej se kishte punuar. /Telegrafi/

Exit mobile version