KESCO informon se në mesnatë ka dalë nga sistemi njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”. Kjo njësi prodhon më tepër se 30 për qind të tërë prodhimit vendor prandaj çdo ndalje e paplanifikuar e saj shkakton probleme afatshkurtra në furnizim.
Vetëm dy njësi të Termocentralit “Kosova A” janë në operim të cilat po prodhojnë rreth 260 megavatë për orë.
KESCO ka reaguar menjëherë dhe ka siguruar sasinë që e mbulon deficitin ndërmjet konsumit dhe prodhimit.
“Por, kjo sasi e energjisë elektrike do të mund të jetë në dispozicion të konsumatorëve më vonë gjatë ditës duke u bazuar në kapacitetet transmetive ndërkombëtare në dispozicion. Në rrethana të rregullta, kapacitetet e gatshme qartësohen pas katër orësh”.
Në këto rrethana, për një kohë të shkurtër konsumatorët mund të kenë reduktime minimale të energjisë elektrike.
KESCO i siguron të gjithë se duke i marrë parasysh rrethanat, ndërmerr gjithnjë të gjitha masat që të furnizojë qytetarët në mënyrën më të mirë të mundshme me energji elektrike. /Telegrafi/