Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se nuk pendohet për vendimin e tij për të tërhequr trupat nga Afganistani, derisa talibanët vazhdojnë të bëjnë avancime në vend.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Biden iu bëri thirrje udhëheqësve të Afganistanit që të bashkohen dhe “të luftojnë për vendin e tyre”.
Dhuna është përshkallëzuar në të gjithë vendin tani që forcat e udhëhequra nga SHBA-ja kanë filluar tërheqjen, pas 20 vitesh operacionesh ushtarake.
Talibanët kanë marrë nën kontroll të paktën tetë nga 34 kryeqytetet krahinore të vendit, derisa kërcënojnë për më shumë.
Duke folur në një konferencë për medie në Shtëpinë e Bardhë të martën, Biden tha se SHBA-ja po mbante angazhimet që kishte marrë ndaj Afganistanit, të tilla si sigurimi i mbështetjes së ngushtë ajrore, kryerja e pagave ushtarake dhe furnizimi i forcave afgane me ushqim dhe pajisje.
Por megjithatë ai potencoi se “ata duhet të luftojnë për vetën e tyre”. /Telegrafi/