Site icon Telegrafi

Biden me porosi për Kim Jong-un gjatë vizitës në Korenë e Jugut: Jemi të gatshëm për gjithçka që Koreja e Veriut bën, për këtë nuk jam i brengosur

Presidenti amerikan Joe Biden, ka deklaruar sot se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të gjitha lëvizjet e Koresë së Veriut, shkruan CNN.

“Jemi të gatshëm në gjithçka që Koreja e Veriut bën. Kemi menduar për atë sesi do t’i përgjigjemi ndaj gjithçkaje që ata bëjnë. Për këtë nuk jam i brengosur”, shtoi Biden me rastin e një vizite në bazën ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Korenë e Jugut, ku janë të stacionuara mbi 30 mijë trupa amerikane, transmeton Telegrafi.

Biden vizitoi qendrën për operacione të përbashkëta ajrore, ku jugkoreanët dhe ushtarët amerikanë mbikëqyrin hapësirën ajrore – derisa Koreja e Veriut kohëve të fundmit po teston shpesh raketa të ndryshme.

Për dallim nga presidentët e kaluar amerikanë, Biden gjatë vizitës nuk vizitoi zonën e demilitarizuar mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut. /Telegrafi/

 

Exit mobile version