Talebanët duhet të vendosin nëse duan të njihen nga bashkësia ndërkombëtare, tha presidenti amerikan, Joe Biden.
Ai theksoi se nuk mendonte se grupi kishte ndryshuar bindjet themelore.
I pyetur nëse mendon se Talebanët kanë ndryshuar, Biden i tha ABC News, “Jo”.
“Unë mendoj se ata po kalojnë një lloj krize ekzistenciale: A duan që komuniteti ndërkombëtar t’i njohë ata si një qeveri legjitime? Nuk jam i sigurt që ata e duan këtë”, tha Biden.
Ai shtoi se atij i duket se grupi është më i përkushtuar ndaj bindjeve të tyre.
Biden tha gjithashtu se ai do të aplikonte presion ekonomik dhe diplomatik, dhe jo forcë ushtarake, në mënyrë që të siguronte të drejtat e grave. /Telegrafi/