Biblioteka e Qytetit “Fan S Noli” në Gjilan ka shënuar një ulje të ndjeshme të numrit të lexuesve gjatë vitit 2024, krahasuar me një vit më parë.
Statistikat e ofruara për Telegafin tregojnë se deri në muajin nëntor të këtij viti janë regjistruar 32 mijë e 60 shfrytëzues të sallave të leximit, një shifër më e ulët krahasuar me totalin prej 35 mijë e 239 lexuesish në vitin 2023.
Muaji janar ka pasur 4,119 lexues, ndërsa shifrat kanë rënë në muajt pasues, derisa 2,468 lexues në mars dhe 2,208 në shtator. Përkundër kësaj rënieje, disa muaj si qershori dhe korriku kanë treguar një interes të qëndrueshëm me përkatësisht 4,195 dhe 2,823 lexues.
Pavarësisht sfidave, drejtuesit e bibliotekës kanë theksuar përpjekjet e tyre për të tërhequr më shumë lexues përmes aktiviteteve kreative dhe modernizimit të ofertës së librit.
“Ne kemi punuar shumë për të sjellë libra të rinj dhe për të krijuar ambiente të përshtatshme për lexuesit tanë. Aktivitetet tona, si diskutimet letrare, ekspozitat e librave dhe mbrëmjet poetike, kanë tërhequr gjithnjë e më shumë të rinj dhe të rritur,” tha drejtori i bibliotekës.
Drejtuesit mbeten optimistë se me plane të reja dhe përmirësime, biblioteka do të rikthejë interesin e lexuesve në vitet e ardhshme.
Ndryshe,më 2017, me ndihmën e donacioneve të Bashkimit Evropian, biblioteka e Gjilanit ka ndërruar lokacion ndërsa tani është e vendosur në një ndërtesë moderne me 4,000 metra katrorë në qendër të qytetit. /Telegrafi/