Site icon Telegrafi

Bibiana bën historinë, bëhet gjyqtarja e parë femër në Bundesliga (Foto/Video)

Bibiana Steinhaus do të jetë gjyqtarja e parë femër që do të gjykojë në Bundesligë.

Ajo është 38-vjeç dhe është oficere e policisë. Bibiana është emëruar një prej aktor gjyqtarëve të ri që do të gjykojnë në Bundesliga në sezonin 2017-18.

Ajo gjykon ndeshje në nivele më të ulëta në gjashtë vitet e fundit.

“Për të gjithë ne, një ëndërr është bërë realitet. Duhet të shikohet para dhe të punohet”.

Nuk i kursen kartonët e kuq

Ajo do ta gjykojë ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve për femra mes Lyon dhe Paris St-Germain në Cardiff me 1 qershor.

Edhe Federata Gjermane e Futbollit (DFB) e ka bërë publik lajmin dhe pret që të ketë sa më shumë gjyqtare femra.

Pjesë e Bundesligas nga sezoni i ardhshëm

“Shpresojmë që gjyqtarja e parë femër në Bundesliga të jetë iniciativë që shumë femra të reja të futen dhe ta provojnë vetën”, ka thënë  presidenti DFB, Reinhard Grindel.

Ajo punon si police

Ajo në një ndeshje të Kupës së Gjermanisë në të kaluarën ishte bërë pjesë e një momenti qesharak kur një lojtar e preku pa dashje gjoks, gjë që kishte bërë xhiron e botës. /Telegrafi/

Exit mobile version