Telegrafi

Betis dhe Atletico Madrid zhvillojnë derbin e javës në La Liga, formacionet zyrtare

Një sfidë spektakolare na pret me fillim nga ora 16:15 në elitën e futbollit spanjoll La Liga.

Real Betis dhe Atletico Madrid zhvillojnë derbin e kësaj xhiro në La Liga, me dy skuadrat që pas 10 ndeshjeve kanë pikë të barabarta nga 20 sosh dhe ndajnë pozitat tre dhe katër.

Të dyja skuadrat deri më tani kanë marrë nga gjashtë fitore, dy barazime e dy disfata, derisa në këtë takim vijnë pas barazimeve në xhiron e fundit.

Betis synon fitoren për tu ngritur në pozitën e tretë në tabelë pas humbjes së Sociedad, derisa edhe Atletico kërkon të mos mposhtet në Estadio Benito Villamarin.

Formacionet zyrtare:

Real Betis:  Rui Silva, Sabaly, Pezzella, Luiz Felipe, Moreno, G.Rodriguez, Guardado, William, Luiz Henrique, Rodri, Iglasias.

Atletico Madrid: Oblak, Molina, Savic, Gimenez, Reinildo, Correa, Kondogbia, Witsel, Saul, Morata, Girezmann.

/Telegrafi/