Telegrafi

Betim Fazliji shënon gol të jashtëzakonshëm në fitoren e St Gallen

Betim Fazliji po vazhdon me paraqitje te mira te St Gallen në Superligën e Zvicrës.

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, po luan si mesfushor më shumë këtë sezon te klubi zviceran.

Ai ka arritur të shënojë gol në ndeshjen e fundit ndaj Servettes, ndeshje që  u mbyll 2-0 në të mirë të mysafirëve.

Fazliji shënoi gol të bukur nga jashtë zonës me një goditje të jashtëzakonshme.

Ky ishte goli i dytë i Fazlijit këtë sezon në elitën e futbollit zviceran. /Telegrafi/