Betim Fazliji ka humbur sezonin, pasi që ka pësuar një dëmtim të rëndë në stërvitjen e fundit te FC St.Gallen 1879.
Mbrojtësi që luan edhe si mesfushor, pikërisht shkaku që ishte kthyer nga dëmtimi në ndeshjet e fundit kishte munguar te Kosova.
“FC St.Gallen 1879 do të duhet të bëjë pa mesfushorin Betim Fazliji për një kohë të gjatë”.
“Betim Fazliji ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e majtë gjatë stërvitjes të së enjtes pasdite”.
“24-vjeçari do t’i nënshtrohet një operacioni këtë fundjavë dhe do të mungojë për pjesën tjetër të sezonit 2023/24”, thuhet në njoftimin e klubit, ku i uron shërim të shpejtë lojtarit. /Telegrafi/