Manchester City me barazimin ndaj Swanseas pothuajse i ka siguruar kualifikimet në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
Ndeshja e mbetur në Ligën Premier për sezonin 2015/16 është ajo mes Manchester Unitedit dhe Bournemouthit.
Matematikisht lufta për vendin e katër ende është e hapur, por vetëm një mrekulli mund ta ndryshon atë.
Djajtë e Kuq kanë tre pikë më pak se City, por edhe një ndeshje më pak ndaj dhe në rast të fitores me 18 gola në epërsi atëherë Unitedi do të kalonte në vendin e katër.
E gjitha kjo pasi në Ligën Premier së pari shikohet golaverazhi pastaj ndeshjet e ndërsjellat, gjë për Unitedin nuk do ishte problem pasi ka një barazim dhe një fitore këtë sezon ndaj rivalëve lokal.
Edhe pse kjo është vështirë e arritshme, por mos të thënë e pamundur, ky është skenari i vetëm që e dërgon Unitedin në LK. /Telegrafi/