Telegrafi

Besojeni apo jo, Ranieri nuk do e shikon ndeshjen e cila mund t’ia sjell titullin Leicesterit

Leicester City barazoi ndaj Manchester Unitedit dhe kështu vazhdoni në vendin e parë me tetë pikë më shumë se Tottenhami.

Spurs do të luajnë nesër (e hënë) ndaj Chelseat dhe një barazim apo humbje e tyre do t’i sillte titullin ‘Dhelprave’ për herë të parë në histori.

Por, trajneri Cludio Ranieri besoi me deklaratën e tij pas ndeshjes, pasi ai tha se nuk do e shikon duelin mes Chelseat dhe Totehnemit, pasi do të udhëtonte për në Itali.

“Orari i udhëtimit me avion përkon me orarin në të cilin luhet ndeshja. Do të jem i fundit në Mbretërinë e Bashkuar që do të marr vesh nëse kemi fituar kampionatin, apo jo”.

Ranieri do të vizitojë me këtë rast nënën e tij 96-vjeçare, me të cilën do të kalon disa ditë dhe kjo është gjëja e vetme e rëndësishme parë atë. /Telegrafi/