Telegrafi

“Beso në Mua” vjen me episodin e dytë në TV Dukagjini (Video)

Episodi i dytë i emisionit “Beso në Mua” këtë të diel do ju sjell një përmbledhje të projekteve më të shikuara deri më sot, e në të njëjtën kohë, kjo përmbledhje do t’i informoj shikuesit me punët e realizuara deri tani.

Përgjatë udhëtimit të tyre “ Beso në Mua “ ka bërë  të mundshme që shikuesit të jenë dëshmitarë të procesit se si realizohet projekti me të gjitha problemet që dalin gjatë rrugës, e poashtu edhe përjetimet me çaste të këndshme dhe qesharake, pa të cilat asnjë projekt nuk realizohet.

Andaj, duke dashur që emisioni “Beso Në Mua”  edhe njëherë të ri-kapitullojë të gjitha punët më interesante gjatë viteve të kaluara, ju ftojnë t’i ndiqni të dielën, në orën 21:00 në TV Dukagjini, si dhe në Fb Dukagjini LiveStream./Telegrafi/