Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se trashëgimia kulturore, estetika urbane, përkrahja dhe promovimi i turizmit malor e rural janë rruga e vetme drejt transformimit të qyteteve.
“Kaosi, investimet e korruptuara dhe të dobëta publike duhet ti takojnë të kaluarës.
Qyteteve tona u duhet frymë dhe fytyrë e re. Turizmi dhe kultura duhet të kthehen në gjenerator të zhvillimit. Sporti në mjedis social, stil jetese dhe cilësi jetese”, ka shkruar në Facebook, Tahiri. /Telegrafi/