Njëri nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në Kosovë në vitet e fundit, Besnik Krasniqi është bërë me skuadër të re.
Skuadra e riorganizuar, Vëllaznimi nga Gjakova ka arritur të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të djathtë.
Këtë e ka konfirmuar klubi kuq e zi nëpërmjet faqes së tyre zyrtare.
“Kryetari Agim Cana ka arritur marrëveshje me Besnik Krasniqin i cili së fundmi ishte pjesë e KF Llapit”.
“Besnik Krasniqi ka vendosur që sezonin pranveror ti mbrojë ngjyrat kuqezi të klubit gjakovar”.
“Kryetrajneri Arsim Gojani me ndihmësit e tij Haxhi Kurhaskun dhe Veton Dolin kanë filluar të përgatiten për sezonin pranveror në mënyrën më të mirë të mundur”, thuhet në njoftimin e klubit gjakovar.
Krasniqi më parë ka luajtur edhe për Llapin, Prishtinën, Istogun dhe Gjilanin në Superligë.
Ndërkohë ai ka luajtur edhe për Partizanin dhe Flamurtarin e Vlorës në elitën e futbollit shqiptar. /Telegrafi/