Kandidati për deputet të LDK-së, Besnik Krasniqi, ka zhvilluar një takim me strukturat e LDK-sënë Fushë Kosovë duke konfirmuar përkushtimin për projekte për mjedis dhe plotësimin e ligjit për “Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit dhe Rreth tij”.
Krasniqi në një postim në facebook ka thënë se ne Fushë Kosovë, LDK njeh vetëm fitore.
“Gjatë takimit në Fushë Kosovë. Atmosferë e fitores, në vendin ku LDK njeh vetëm suksese. Gjatë takimit me strukturat e LDK-së konfirmova përkushtimin tim se Fushë Kosova duhet të përfitojë më shumë projekte për mjedis dhe se do të anagazhohem për plotësimin e ligjit për “Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit dhe Rreth tij”. Fushë Kosova duhet të ketë përfitime më të mëdha nga ky Ligj sepse përmasat e ndotjes së Fushë Kosovës nga prodhimi i energjisë elektrike janë të barabarta me atë të Obiliqit. Duhet të bëhet më shumë për projektet gjelbëruese në këto dy komuna.Voto LDK #16, Prof. Dr. Besnik A. Krasniqi #28” ka shkruar në facebook, Krasniqi.