Site icon Telegrafi

Besnik Kollari publikon listën e Kosovës U-17 për ‘Elite Round’, nëntë lojtarë vijnë nga Gjermania

Përzgjedhësi i Kombëtares U17, Besnik Kollari e ka bërë publike emëroren e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për ndeshjet në “Elite Round”.

Kosova është pjesë e Grupit 5 ku bëjnë pjesë edhe Spanja, Ukraina dhe Greqia.

Ndeshjet do të zhvillohet nga 25 deri me 31 mars.

Nëntë lojtarë në listë vijnë nga klubet gjermane si Hertha Berlin, Union Berlin, Augsburg, Hamburg e Duisburg.

Gjashtë lojtarë vijnë nga kampionati vendor, ndërsa ka edhe nga vendet e tjera.

Ndeshja është dashur të zhvillohen në Spanjë, por ky vend ka hequr dorë shkaku i Kosovës.

Ndeshjet do të zhvillohen në Zvicër. /Telegrafi/  

Exit mobile version