Site icon Telegrafi

Besnik Hasi refuzon ofertën e klubit belg, preferon të mbetet te arabët

Besnik Hasi është i angazhuar si trajner i skuadrës së Arabisë Suadite, Al-Raed.

Trajneri shqiptar pritet të angazhohet shumë shpejt si trajner i ndonjë skuadre evropiane, pasi që po kërkon të largët nga arabët.

“Nieuwsblad” ka raportuar se gjakovari ka marrë një ofertë prej ligës elitare belge, gjegjësisht nga ekipi i Cercle Brugges.

Por, duket se 47-vjeçari nuk është i interesuar që të merr drejtimin e këtij klubi, i cili nuk ka ambicie për titull të kampionit.

Hasi e njeh shumë mirë klubin e Cercles pasi që në të kaluarën ka qenë pjesë e këtij klubi që bën pjesë në ligën kryesore të Belgjikës.

Ndryshe, Besniku në të kaluarën ka qenë edhe lojtari si dhe trajner i klubit mbretëror belg të Anderlechtit. /Telegrafi/

Exit mobile version