Duket se besimtarët më lehtë përballen me testet e jetës dhe problemet siç janë papunësia apo shkurorëzimi. Për më shumë, ata bëhen më të lumtur sa më shpesh që shkojnë në kishë, thonë profesorët Andrew Clark e Orsolya Lelkes.
Rezultatet janë paraqitur në konferencën Royal Economic Society, ndërsa ato dëshmojnë se besimi në shumë gjëra mund të përmirësojë kualitetin e jetës së njeriut.
Besimtarët do të vuajnë më pak për shkak të ndarjes, papunësisë apo vdekjes së partnerit. Mirëpo duket se kur mbesin pa punë, ata më pak do të kërkojnë punë të re, për dallim nga ateistët.
Studimi me emërtim simbolik “Na ruaj nga e keqja: Religjioni si sigurim” zbulon se në Britani, më pak se një e gjashta e besimtarëve mendojnë se, më mirë është të shkurorëzohesh sesa të mbetesh në një martesë të pafat.
“Religjioni zbut goditjet e jetës”, thonë autorët e studimit.