Për shkak të rezultateve të këtij hulumtimi janë të pakënaqur të dy palët!
Shkencëtarët amerikanë të Universitetit në Ohajo dhe ata të kolegjit “Babson” në Massachusetts, kanë bërë një hulumtim, rezultatet e të cilit kanë bërë shumë zhurmë!
Në të vërtetë, ata kanë zbuluar që besimtarët janë më emocionalë, mirëpo, nga ana tjetër, janë më pak inteligjentë se ateistët, transmeton Telegrafi.
Deri te këto rezultate kanë ardhur me ndihmën e incizimit të trurit dhe hulumtimeve mjekësore, të cilat kanë treguar që truri ka “dy rrjeta” – analitike dhe kritike, ndërsa tjetra emocionale dhe sociale.
Shkencëtarët me hulumtim kanë konstatuar që te besimtarët më aktiv është rrjeta e dytë, emocionale dhe sociale, derisa te ateistët më e theksuar është ajo analitike dhe kritike.
Pas një sërë eksperimentesh në të cilat kanë marrë pjesë më shumë se 500 persona të rritur dhe analizave se si feja ndikon në moral dhe në të menduarit, shkencëtarët kanë konstatuar që njerëzit të cilët veten e konsiderojnë besimtarë janë më të dhembshëm ndaj të tjerëve.
Mirëpo, ateistët nuk kanë aq empati ndaj të tjerëve, madje edhe ndajnë disa karakteristika me psikopatët, si p.sh. reagojnë më pak ndaj fatkeqësisë dhe dhembjeve të të tjerëve, thonë shkencëtarët.
Çfarë mendoni ju për rezultatet e këtij hulumtimi? /Telegrafi/