Futbollisti kosovar, Besfort Zeneli, i cili aktivizohet në radhët e Elfsborgut në Suedi, ka refuzuar ftesën që i ka bërë Kosova për dy ndeshjet e shtatorit.
Kosova do të ketë punë me Rumaninë dhe Qipron në kuadër të Ligës së Kombeve, teksa me rumunët do të ballafaqohet më datë 6 shtator ndërsa me qipriotët tri ditë më vonë, pra më 9 shtator.
Lajmin se Zeneli e ka refuzuar Kosovën e ka bërë të ditur menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, i cili ka thënë se futbollisti e ka pasur në tavolinë ftesën e përzgjedhësit Foda.
“Besfort Zeneli e ka paur ftesën nga përzgjedhësi Foda për këtë grumbullim, por ka vendousr që të mos jetë pjesë e ekipit këtë herë”.
“Ne do të vazhdojmë të bisedojmë qoftë me të, qoftë me familjen e tij për të ardhmen”, ka thënë Shala.
21-vjeçari është paraqitur në 19 ndeshje për Elfsborgun këtë sezon ku ka arritur që të shënojë një gol dhe të dhurojë një asistim./Telegrafi/