Telegrafi

Besar Halimi shënon golin e parë me fanellën e Sandhausen

Besar Halimi ka vazhduar me lojëra të mira në futbollin gjerman.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar edhe gol ditën e sotme për skuadrën e tij Sandhausen.

Sandhausen ishte nikoqir i Holsten Kiel derisa takimi është mbyllur pa fitues 2-2.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi, derisa vendasit fillimisht barazuan me Engels, e pastaj kaluan në epërsi me Besar Halimin që shënoi nga afërsia në minutën e 55-të.

Gjithsesi mysafirët nga Kiel barazuan 15 minuta para fundit të ndeshjes.

Ky ishte goli i parë i Besar Halimit me fanellën e klubit gjerman, derisa në këtë takim titullar ishte edhe Lart Paqarada. /Telegrafi/