Besa e Pejës vetëm të mërkurën në mbrëmje e ka zyrtarizuar trajnerin e ri.
Astrit Imami më nuk do të jetë më trajner, pasi kjo pozitë i është besuar Valdet Shoshit.
Shoshi edhe më parë ka qenë pjesë e Besës, ndërsa së fundmi kishte udhëhequr Drenicën.
Kriza financiare ia ka imponuar Besës t’i lirojë lojtarët kryesor dhe të angazhojë lojtarë të rinj e perspektiv, me të cilët ka plane për të ardhmen.
Besa stinorin e shkuar e ka fituar Kupën e Kosovës duke e mposhtur në finale Llapin, por që nuk arriti të luajë në Evropë, pasi nuk i përmbushi kushtet. /Telegrafi/