Besa ka shënuar fitore të rëndësishme në Superligën e Kosovës në futboll.
Pejanët triumfuan para shikuesve të vetë kundër Flamurtarit me rezultat 2-0.
Dy golat për bardhekuqtë i shënoi lojtari më në formë i ndeshjes Fetim Kasapi.
Pas kësaj fitoreje, Besa zë vendin e katërt, ndërsa Flamurtari zbret për një pozitë dhe renditet në fund të tabelës së ligës elitare kosovare. /Telegrafi/