Tahir Batatina, trajneri i Llapit, ka akuzuar skuadrën e Besës për kurdisje të ndeshjes me Trepçën në kuadër të Superligës së Kosovës.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ekipit pejan duke u tallur me trajneri llapjan.
Ata po ashtu e kanë ftuar trajnerin llapjan që t’i bashkohet festës së Besës në qendër të qytetit, transmeton Telegrafi.
“Tahir Evropiani, prite ti Prokurorinë, e na po festojmë në qendër të qytetit. Kupa o e jona, e për ty Tahir ende vlen ftesa për të na u bashkangjitur në festë…… Eja eja….”, shkruhet në faqen zyrtare të KF Besës.
Batatina kërkoi nga prokuroria që të hetojë skuadrën pejane për kurdisje.
Ndryshe, Besa ka triumfuar në finalen e Kupës së Kosovës kundër Llapit pas penaltive (4-2), ku takimi në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve rezultati tregoi shifrat 1-1 . /Telegrafi/