Besa dhe Prishtina kanë ndarë pasi përballja e zjarrtë është mbyllur në barazim 1-1.
Ishte sulmuesi Basid Khalid ai që gjeti rrjetën në pjesën e parë.
Pejanët u munduan të bënin më shumë, por kot, pasi mbrojtja e Prishtinës ishte mjaftë e organizuar.
Madje Prishtina goditi edhe transversalen me Mergim Pefaqelin në pjesën e dytë me një goditje të fuqishme.
Kur të gjithë pritën që Prishtina të shënoj fitore në skenë doli Qemjal Elshani që shënoi për 1-1.
Në ndeshjet tjera Liria arritë të mposhtë Dritën me rezultat 3-1.
Për prizrenasit golat i shënuan Meriton Korenica, Blendi Memaj e Alban Shillova. Golin e vetëm për Dritën e shënoi maqedonasi Gllavevski.
Trepça ’89 i është kthyer fitoreve me Llapin duke triumfuar me shifrat 3-0. Golat për minatorët shënuan Florent Hasani e Fiton Hajdari dy herë.
Feronikeli luajti nga ora 14:00 me Ferizajn, duke fituar 2-1. /Telegrafi/