Telegrafi

Besa prezanton përforcimet, synim Evropa (Foto)

Besa ka prezantuar katër përforcimet e marra këtë vit: Aron Rexha, Oso Gjinovci, Alfred Prenqi dhe Getart Hyseni.

Një ditë para ndeshjes kundër Prishtinës e cila zhvillohet të martën në Prishtinë, klubi i futsallit Besa ka prezantuar përforcimet për kampionatin 2016/2017.

Agon Rexha ka ardhur nga Anglia, Oso Gjinovcin e Getart Hyseni nga Prishtina dhe Alfret Prenqi nga Liburni.

Klubi Besa nga Peja këtë kampionat synon dy trofe, titulli e kampionit dhe Kupën e Kosovës, dhe përmes këtyre dy garave kërkon pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare, e që primare është Liga e Kampionëve.