Prishtina dhe Besa kanë zhvilluar ndeshjen e parë mes tyre për këtë sezon dhe u mbyll me fitoren e pejanëve.
Kjo ndeshje ishte konsideruar edhe derbi i kësaj jave, ndërsa nuk munguan as tensionet.
Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve ishin mbledhur 500 tifozë për ta parë këtë superndeshje.
Ndeshjen e fitoi ën fund Besa me rezultat 2-1. Ishin Oso Gjinovci dhe kapiteni Vahid Krasniqit që shënuan për pejanët.
Për Prishtinën golin e vetëm e shënoi Durim Qorri. /Telegrafi/