Besa ka fituar Kupën e Kosovës pas ekzekutimit të penaltive kundër Llapit.
Kjo ka bërë që pejanët të ironizojnë me disa prej protagonistët brenda dhe jashtë fushës së blertë.
I fundit ishte me të liderin e tifogrupit “Plisat”, Albert Kastratin, i cili pati paralajmëruar se ekipi i Llapit do të tolerohej nga Besa dhe në këtë mënyrë do të fitojë finalen e Kupës së Kosovës, transmeton Telegrafi.
Ky është publikimi i pejanëve:
Pafytyrësia nuk ka kufi.
Në postimin e parë “Tigri” duke spekulua dhe trilluar opinionin futbolldashës kosovar. Ndërsa në postimin e dytë “Lepuri” duke demantua “Tigrin”.
Ti se pari është dashtë deri me tani me dalë publikisht me kërkuar falje ndaj KF Besa dhe dashamirëve të futbollit kosovar. Por nga ti nuk pritet ndonjë gjest normal, sepse ti je mësuar me pas punë me kullera ndërsa, ne sot të treguam se ne jemi burra dhe i mbrojmë e luftojmë për ngjyrat e klubit.
Le të jetë kjo hera e fundit kur ti trillon dhe spekulon për Besën, sepse në të kundërtën ata dy avokatët tu nuk do të kenë mundësi me të mbrojt ty nga paditë që do të ngritën ndaj teje për dëmtim të qëllimshëm të imazhit të klubit tonë.
Presim të shpallemi nga FFK si klubi me #Fairplay i kampionatit sepse, nuk komprometuam garat por luftuam dhe triumfuam ndaj të gjithëve.