Telegrafi

Besa fiton Kupën e Kosovës, por Prishtina shkon në kualifikimet e Ligës së Evropës (Foto/Video)

Besa është fituese e edicionit të sivjetmë të Kupës së Kosovës. 

Pejanët kanë triumfuar në finalen kundër Llapit në saje të penaltive me rezultat (4-2), me ç’rast Prishtina ka siguruar kualifikimet për në Ligën e Evropës pasi që pejanët edhe pas triumfit nuk do të mundin të paraqiten në ligat evropiane shkaku i mos licencimit nga UEFA.

Pejanët dhe llapjanët arritën të realizonin nga një gol në pjesë të ndryshme të takimit, ku gjersa Besa shënoi në pjesën e parë, Llapi barazoi rezultatin në të dytën.

Megjithëse te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e golit, vetëm një të tillë e panë shikuesit në stadiumin Riza Lushta.

Golin e vetëm në pjesë të parë e realizoi Diar Miftaraj, i cili me pak fat shënoi nga pika e bardhë në të 29 minutë, transmeton Telegrafi.

Por, llapjanët në pjesën e dytë arritën të barazonin rezultatin, duke shënuar gol në të njëjtën formë si pejanët.

Pas pesë minutave të pjesës së dytë, Besa realizoi gol përmes Festim Krasniqit, i cili u tregua i saktë prej pikës së bardhë.

Në vazhdim të ndeshjes te dyja ekipet u treguan më të kujdesshëm dhe kështu më nuk pati më gola deri në fund.

Edhe në vazhdimet prej dy herë nga 15 minuta nuk pati gola, megjithëse te dyja ekipet e kërkuan rrugën e golit dhe kështu u ekzekutuan penalltitë.

Në këtë aspekt, më të mirë u treguan llapjanët duke triumfuar me rezultat 4-2.

Penaltia 5: Shënon Fisnik Papuqi për Besën.
Penaltia 4: Dështon Fetim Kasapi për Besën. Shënon Festim Krasniqi.
Penaltia 3:
Shënon Leart Emini për Besën. Shënon Florim Berbatovci për Llapin.
Penaltia 2:
Shënon Diar Miftaraj për Besën. Dështon Kushtrim Shabanaj për Llapin.
Penaltia 1:
Shënon Përparim Osmani për Besën. Dështon Berat Hyseni për Llapin.

Me fitoren e pejanëve, Prishtina e cila përfundoi në vendin e dytë të renditjes tabelore të ligës elitare kosovare, do të merr pjesë në kualifikimet e Ligës së Evropës. /Telegrafi/