Besa e Pejës ka shënuar fitore kundër Hajvalisë ashtu siç është pritur.
Pejanët fituan me rezultat të thellë 4-0.
Ndeshjen e nisi Fatih Karahoda me një gol të shënuar që në minutën e 5-të.
Në minutën e 37-të u akordua penallti për Besën që në gol e kthen, Fisnik Papuqi.
Ky nuk ishte goli i vetëm për mbrojtësin pejan pasi që shënoi edhe në fund të pjesës së parë.
Edhe pse kishte shumë raste deri në fund pejanët arritën të shënojnë vetëm nw minutat e fundit golin e katërt me Leart Eminin.
Besa pas fitores ngjitet në kuotën e 34 pikëve, ndërsa Hajvalia mbetet e fundit me 8 pikë të tubuara. /Telegrafi/