Ndeshja kryesore e ditës së shtunë në elitën e futbollit kosovar u zhvillua në Pejë.
Skuadra vendase Besa u tregua më e fortë se kundërshtari i tyre Llapi, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të barabartë 0-0.
Besa kishte disa gjysmëraste shënimi, ndërsa Llapi provonte me kundërsulme të shënoi.
Por në pjesën e dytë vendasit u ngjallën më shumë duke sulmuar.
Në minutën e 73-të, njëri nga futbollistët më të mirë në Kosovë, Xhevdet Shabani shënoi për 1-0.
Ishte një kundërsulm i Besës dhe Shabani pasi depërtoi nga krahu i djathtë shënoi për 1-0.
Fitorja ndaj Llapit, e ngritë Besën në pozitën e pestë me 28 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë Llapi mbetet tri pikë mbrapa Trepçës ’89. /Telegrafi/