Telegrafi

Bersant Celina shënon gol në fitoren e Ipswich Town

Mesfushori sulmues i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, ka vazhduar me gola në League One.

Të shtunën Ipswichi fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Burtonit.

Celina realizoi gol në minutën e 78-të të ndeshjes, derisa në lojë u inkuadrua në minutën e 68-të.

Mesfushori  ka pesë gola dhe katër asistime në këtë kampionat me fanellën e Ipswichin.

Ipswichi pozicionohet në vendin e nëntë me 51 pikë pas 33 ndeshjeve të luajtura.

Celina po luan në huazim te Ipswich nga klubi francez Dijon. /Telegrafi/