Site icon Telegrafi

Bersant Celina i jep tifozit fanellën pas “bastit” në rrjete sociale

Bersant Celina po vazhdon të shkëlqejë në fanellën e skuadrës së Championship, Ipswich Town.

Mesfushori me tipare sulmuese të përfaqësueses së Kosovës, Celina ka humbur një bast me një tifozë të ekipit.

Jordan Hockold i kërkoi yllit të ekipit se sa pëlqime duhet të marr për një mesazh në Twitter, në mënyrëq që t’i takojë një fanellë e klubit me emrin e tij.

“Zakonisht nuk bëj këso gjërash, por për argëtim sa ‘retweet’ duhet të marrë për një fanellë me nënshkrim? Cakto numrin? “, ka shkruar Hockold.

Për habinë e të gjithëve, Celina shpejt iu përgjigj duke thënë se do t’i duhen 1000 pëlqime të merr në atë koment.

Kjo edhe ndodhi, tifozi arriti shifrën e kërkuar prej futbollistit tonë, megjithëse ishte skeptik se do të arrinte këtë shifër.

Futbollisti 21-vjeçar ka mbajtur fjalën dhe i dhuroi një fanellë tifozit të Ipswichit, i cili nuk e humb asnjë ndeshje të ekipit.

Celina është bërë një figurë e popullarizuar që kur iu bashkua skuadrës së Ipswichit në formë huazimi nga Manchester City, ku ka shënuar tetë gola në 27 paraqitje. /Telegrafi/

Exit mobile version