Telegrafi

Bernard Berisha i siguron fitoren ekipit të tij në përballje me Lokomotivën e Moskës

Bernard Berisha është në formë shumë të mirë në këtë fillim të kampionatit rus me Akhmat Groznin.

Ky ishte goli i parë i tij në këtë kampionat, ku më parë ka pasur edhe një asistim.

Akhmat Grozny fitoi me rezultat 3-2 si mysafir i klubit të njohur rus, Lokomotiva e Moskës.

Berisha e shënoi golin e tretë të ndeshjes, që doli të jetë edhe i fitores.

Më këtë fitore Akhmat është në vendin e pestë me 10 pikë, dy më pak se lideri Zenit.

Berisha është ftuar nga Bernard Challandes për dy ndeshjet e radhës ndaj Moldavisë dhe Greqisë. /Telegrafi/