Bernard Berisha është në formë shumë të mirë në këtë fillim të kampionatit rus me Akhmat Groznin.
Ky ishte goli i parë i tij në këtë kampionat, ku më parë ka pasur edhe një asistim.
Akhmat Grozny fitoi me rezultat 3-2 si mysafir i klubit të njohur rus, Lokomotiva e Moskës.
Berisha e shënoi golin e tretë të ndeshjes, që doli të jetë edhe i fitores.
Më këtë fitore Akhmat është në vendin e pestë me 10 pikë, dy më pak se lideri Zenit.
Berisha është ftuar nga Bernard Challandes për dy ndeshjet e radhës ndaj Moldavisë dhe Greqisë. /Telegrafi/