Telegrafi

Bernard Berisha shënon dy herë në humbjen e Ahkmat

Bernard Berisha dy herë dhe Bekim Bala një herë shënuan në miqësoren e sotme të zhvilluar ndaj Ludogorets.

Pavarësisht golave të futbollistëve shqiptarë, ekipi i tyre, Akhmat Grozny u mposht në miqësore me rezultatin 4-3.

Ludogorets kaloi në avantazh në minutën e 12-të, ndërkohë që Balaj vendosi baraspeshën pas një rrëmuje në zonë.

Goli i Balajt on Vidnews.

Bullgarët u shfaqën të rrezikshëm duke shënuar tri herë.

Në pjesën e dytë protagonist ishte një tjetër futbollist shqiptar, bëhet fjalë për ish-mesfushorin e Skënderbeut, Bernard Berisha, i cili në minutën e 59-të fitoi një 11-metërsh dhe e shndërroi po vet në gol.

Goli i parë i Berishës on Vidnews.

Ndërkohë dy minuta nga fundi i ndeshjes, shqiptari nga Kosova realizoi golin e dytë personal.

Goli i dytë i Berishës on Vidnews.

Një gol me shumë fat, pasi topi u përplas në shpinën e Berishës dhe përfundoi në rrjetë. /Telegrafi/