Akhmat Grozny ka regjistruar fitore ndaj Krylya Sovetov në kuadër të javës së 28-të të elitës së futbollit rus.
Kjo skuadër triumfoi në udhëtim me rezultatin e pastër 2-0, ku më meritori ishte edhe Bernard Berisha.
Reprezentuesi i Kosovës fillimisht asistoi te goli i Mohamed Konata në minutën e 45-të.
Përveç kësaj, ai shënoi në minutën e 62-të një gol të bukur për të vulosur fitoren e Akhmat Groznyt.
0-2 Berisha pic.twitter.com/9S1Z6oucLU
— RPL Sky (@RPLNews_eng) May 10, 2024
Grozny pas kësaj fitore ka 35 pikë dhe renditet në pozitën e dhjetë në tabelë./Telegrafi/