Bernard Berisha ka konfirmuar se ka pësuar një lëndim të rëndë.
Ylli kosovar nga lëndimi i pësuar do të jetë së paku gjashtë muaj jashtë fushe.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha bëri të ditur se do t’i nënshtrohet menjëherë operacionit.
“Të dashur fansa, miq dhe familjarë. Sot është një nga momentet më të vështira të karrierës sime”, ka shkruar fillimisht lojtari.
“Fatkeqësisht, në ndeshjen e fundit pësova një dëmtim të rëndë. Do të më duhet të bëj një operacion sa më shpejt dhe të qëndroj larg futbollit për 6 muaj”.
“Gjithçka është në dorën e Zotit. Do të rikthehem edhe më i fortë në fushë”, thuhet më tej në reagimin e Berishës. /Telegrafi/