Ndeshja e sotme mes Monzas dhe Pizas në Serie B, u mbyll me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 2-1, ndërsa në stadium ishte edhe pronari i klubit vendas, Silvio Berlusconi.
Ish-kryeministri i Italisë dhe ish-pronari i AC Milanit, shihet se është ende aktiv në jetën e tij sa i përket dashurisë edhe pse në moshën 85-vjeçare dhe këtë gjë e ka treguar edhe në tribunat e stadiumit Monza.
Berlusconi e shikoi ndeshjen nga afër nën shoqërinë e bashkëpunëtorit të tij prej kohësh Adriano Galliani dhe festoi golin e hershëm të skuadrës së tij në minutën e tetë duke marrë një puthje nga një biondin që ishte pranë tij.
That moment. #Berlusconi @nonleggerlo pic.twitter.com/VGIYbBgbbq
— Davide Montesanto (@DavMon76) February 19, 2022
Ajo është Marta Fascina që prej dy vitesh është në një lidhje me Bersluskonin dhe është 32 vjeçare.
Marta ka qenë e përfshirë në politikë dhe ka qenë deputete që nga viti 2018, dhe ka hyrë në një lidhje me Berlusconin në mars të vitit 2020 pasi ish-kryeministri ndërpreu një marrëdhënie të gjatë me Francesco Pascale.
Monza aktualisht është në vendin e pestë në Serie B dhe vazhdon të luftojë për të hyrë në Serie A./Telegrafi/