Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të fushatës për zgjedhjet nacionale të 11 qershorit.
Në ditën e shtatë të fushatës, Berisha bashkë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj kanë qëndruar në Stubell ku kanë shpalosur programin qeverisës e në mënyre të veçantë planin për Stubell e Letnicë.
“Ne Stubell, me kryetarin Haradinaj kemi shpalosur programin qeverises e ne menyre te veçante planin per Stubell e Letnice qe paraqesin trashegimi kulturore dhe identitare. Ky eshte nje premtim qe qeveria Haradinaj do ta ve ne jete”, ka shkruar Berisha në ‘Facebook’.