Telegrafi

Berisha shënon përsëri për Melbourne Victory

Besart Berisha ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin australian.

Sulmuesi nga Kosova ka gjetur edhe njëherë rrjetën me fanellën e Melbourne Victory.

Berisha ka shënuar gol në minutat e fundit të pjesës së parë ndaj Sydney Wanderers për t’i dhënë skuadrës së tij epërsinë 2-1.

Prishtinasi realizoi në këtë takim nga penalltia.

Goli ndaj Sydney Wanderers ishte i 13-ti këtë edicion për reprezentuesin e Kosovës. /Telegrafi/