Telegrafi

Berisha: Qeveria dhe Dardan Gashi duhet të tregojnë se cili grup mafioz qëndron prapa kontratës së KEDS-it

Deputeti nga radhët e Nismës, Zafir Berisha, ka thënë që kryeministri Ramush Haradinaj duhet ta tregojë veten në 100-ditëshin e parë. Dhe, nëse kjo qeveri nuk ofron zgjidhje në çështje të rëndësishme, ai do të mbështes mocionin për rrëzimin e saj.

“Ramush Haradinaj e di pse nuk e kam votuar. Ai në 100-ditëshin e parë duhet me tregu cili grup mafioz qëndron prapa kontratës së KEDS. Dardan Gashi duhet të tregoj si ministër, çka ka në atë kontratë, a e ka nënshkruar atë dhe pse nuk e bën publike kontratën”, thotë ai në Info Magazine të Klan Kosovës. “Kur e shoh që kjo qeveri nuk është në rrugën e Zotit, e mbështes mocionin për rrëzimin e saj”.