Visar Berisha i ka thënë po ofertës së Lirisë. Mbrojtësi i njohur, që vitin e kaluar pati paraqitje shumë të mira, pas skadimit të kontratës, ka rishikuar pozitën e vet.
“Përkundër shumë ofertave, vendosa për Lirinë. Mendoj, që këtu do të ndihem më së miri. Pres të jap maksimumin si gjithnjë, të shpaguaj besimin e klubit dhe të kënaqim tifozët tanë me lojë e rezultate’, tha Berisha.
Ndërkaq, kryetari Mirsad Çollaku, pohoi se me këtë marrëveshje, sa i takon prurjeve Liria ka mbyllë gjithçka.
Visar Berisha, që nuk kishte stërvitur me “bardh-e-zinjtë”, të enjten pas arritjes së marrëveshjes, iu bashkua shokëve të skuadrës.
Qendërmbrojtësi korpulent, që ka shënuar edhe dy gola edicionin e kaluar, është ndër futbollistët kyç, krahas Gjerajt e Blendi Memajt që kanë vazhduar bashkëpunimin me Lirinë, brenda 24 orëve.