Telegrafi

Berisha largohet nga Lazio

Etrit Berisha mund të largohet nga Lazio në fund të këtij sezoni. Corriere Dello Sport bën një analizë të situatës që po kalon klubi bardhekaltër duke theksuar se gjatë merkatos së verës, ekipi do t’i nënshtrohet ndryshimneve radikale në çdo repart ku as porta nuk bën përjashtim.

Sipas të përditshmes italiane, portieri i Rijekas, Ivan Vargic, i blerë në merkaton e dimrit do të transferohet te Lazio në verë dhe me shumë mundësi ai do të zëvendësojë Berishën për t’u bërë zëvendësi i Marchettit. NJë lajm i keq për gardianin shqiptar që gjithsesi nuk është konfirmuar ende nga klubi kryeqytetas edhe pse ofertat për të nuk kanë munguar gjatë muajve të fundit.

Gardiani i lindur në Prishtinë me shumë mundësi do të gjejë një tjetër ekip prestigjoz për të kërkuar më shumë minuta edhe pse gjatë kësij sezoni ka dhuruar paraqitje të shkëlqyera me fanellën bardhekaltër.

Gjithsesi, një vendim përfundimtar do ta mërrë trajneri i ri që do të pasojë Stefano Piolin në fund të sezonit dhe aktualisht emri më i kuotuar në kryeqytet është Sinisa Mihajlovic, e ardhmja e të cilit në Milano është e lidhur ngushtë me fatin e finales së Kupës së Italisë kundër Juventusit. Gjatë këtij sezoni, Berisha është aktivizuar në 16 ndeshje me skuadrën e Lazios, por që prej tre sezonesh, prania e Marchettit në portë e ka penguar të luftojë për vendin e titullarit pasi gardiani italian ka qenë zgjedhja e parë e trajnerit Stefano Pioli.