Spal ka arritur të marrë një tre pikësh tejet të rëndësishëm në xhiron e tretë të Serie A.
Skuadra modeste italiane ishte nikoqire e Lazios dhe nga disavantazhi 0-1 në fund triumfoi 2-1.
Njëri nga më meritorët për këtë fitore të Spal ishte portieri shqiptar Etrit Berisha, që bëri disa pritje të jashtëzakonshme.
Berisha pas ndeshjes ka folur për fitoren që e mori ndaj ish-skuadrës së tij Lazio.
“Për mua është një ndeshje e rëndësishme kundër një skuadre të shkëlqyeshme. Lazio është një ekip shumë i forte që duhet të përmirësohet, por ka lojtarë të fortë që mund të bëjnë ndryshimin”, tha Berisha.
Berisha triumfoi edhe njëherë përballë rivalit të tij në Kombëtaren e Shqipërisë, Thomas Strakoshës.
“Ne ishim takuar tashmë disa ditë më parë me Thomasin dhe kemi dashur të fitojmë të dy. Për mua ai është një mik i shkëlqyeshëm”, përfundoi Berisha. /Telegrafi/